30 Tetor, 2018

Trajnime për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave dedikuar për fëmijët e çerdheve

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, me mbështetjen financiare të UNICEF-it, në nëntor të vitit 2017, fillon realizimin e projektit qëllimi i të cilit është përgatitja e kuadrit arsimor për të vepruar në kushte të katastrofave natyrore me qëllim të uljes së rreziqeve me të cilat mund të përballen çerdhet dhe shkollat fillore në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup.

Në kuadër të fazës së tretë të këtij projekti janë realizuar 7 trajnime për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave dedikuar për fëmijët në çerdhe. Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 218 fëmijë.

Trajnimet janë realizuar në këto institucione arsimore. JOUDG “R.J. Korçagin” – objekti Pinokio, Komuna Qendër, JOUDG “Snezhana” – Objekti Xhuxhët, Komuna Çair, JOUDG “25 Maji” – objekti Dielli, Komuna Gazi Babë, JOUDG “Rosica”, objekti Detelinka, Komuna Gjorçe Petrov, JOUDG “Angjel Shajçe” – Objekti Bleta, Komuna Kumanovë, JOUDG “Detska Radost” – Objekti Lulet, Komuna Gjevgjeli.

Në përputhje me aktivitetet e projektit si dhe në përputhje me doracakun e përgatitur për uljen e rreziqeve nga katastrofat në çerdhe, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, për herë të parë përgatiti një modul për edukimin e fëmijëve të çerdheve për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave. Përmes modulit dhe përmes lojërave, edukatorët e trajnuar të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë i përpunuan këto tema:

  • Fshehja nën tavolinë, njohja e fëmijëve për mbrojtjen e sigurt dhe të duhur në rast të tërmetit,
  • Luajmë tren, evakuim i sigurt dhe i drejtë së bashku me arsimtaren,
  • Ndihmoje shokun tënd, njohja me bazat e ndihmës së parë dhe dhënia e ndihmës së parë përmes përdorimit të një arushi/lodër.
  • Lajmë duart, aktivitet i lidhur me promovimin e higjienës, më saktë hapat e larjes së duhur të duarve për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Lojërat, më saktë moduli, është dizajnuar për të mbështetur fëmijët dhe për të ulur panikun në rast të katastrofave, ku përmes lojës do të parandalohet por edhe do të ndërtohet njohuria e tyre për uljen e rreziqeve në rast të katastrofave.

Moduli i njëjtë do të përdoret në realizimin e ushtrimeve të simulimit të planifikuara në aktivitetet e projektit në të gjitha institucionet e përfshira arsimore.

< kthehu mbrapa