Trajnimi për aftësimin e ekipeve për të reaguar në raste të katastrofave
Në organizim të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Kryqit të kuq të Malit të Zi, në Shtëpinë e Solidaritetit në Sutomore në periudhën 02-09 tetor të vitit 2017, u mbajt trajnimi rajonal i anëtarëve të ekipeve për ballafaqim me katastrofat (RDRT).
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së bashku me 10 shoqata të tjera nacionale të Evropës Juglindore dhe Azisë morën pjesë në trajnimin për aftësimin e ekipeve për të reaguar në rast të katastrofave. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë mori pjesë me 2 pjesëmarrës, Sllobodan Mitroviq dhe Aleksandar Jonuzoski, dhe një lehtësues koordinues nacional për reagim në katastrofa, Ali Samet.
Pjesëmarrësit u trajnuan në disa fusha për të reaguar në rast të katastrofave, siç janë vlerësimi i situatës në terrenin e prekur nga katastrofa, nevojat shëndetësore, qasja e sigurt dhe siguria personale, rivendosja e lidhjeve familjare, analiza e rrezikut, strehimi, përgatitja e planit të veprimit, uji dhe higjiena publike, promovimi i higjienës, ndihma e parë psikologjike, mobilizimi në rrezik në situata të jashtëzakonshme, etj. Në kuadër të ligjërimeve teorike për pjesëmarrësit janë organizuar ushtrime të ndryshme, punë në grupe, si dhe ushtrime simulimi, vlerësimi i nevojave dhe strehimi i kategorisë së rrezikuar të njerëzve, të cilat u mbajtën në territorin e Komunës Bar. Pjesëmarrësit e trajnimit, pas përfundimit të trajnimit, mund të jenë në dispozicion për vendet fqinje në rast të fatkeqësive, kur ato kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare.