Trajnimi i vullnetarëve për sigurimin e ndihmës së parë dhe paraqitjen reale të lëndimeve
Në periudhën prej 17-21 / 22.05.2018 në qendrën e trajnimit Solferino në Strugë, në kuadër të projektit të Ndihmës së Parë, dhe me mbështetjen financiare të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, vullnetarët u pajisën me trajnime për dhënien e ndihmës së parë dhe paraqitjen reale të lëndimeve (trajnimi për grimerë).
Trajnimi i ndihmës së parë u ndoq nga 26 pjesëmarrës dhe trajnimi për grimerë morën pjesë 27 vullnetarë të shoqërive kombëtare dhe Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit.
Pjesëmarrësit në trajnimin për dhënien e Ndihmës së Parë kishin privilegjin të njihen me aktivitetet që Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë i ka realizuar veçanërisht gjatë situatave të krizës dhe fatkeqësive, si dhe të kenë mundësinë të njihen me tema që nuk janë të përfshira në trajnimin bazë të Ndihmës së Parë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kapaciteteve të tyre për dhënien e Ndihmës së Parë në situata dhe gjatë lëndimeve të ndryshme dhe përmirësimin e aftësive të tyre për ndërhyrje në kohë në raste urgjente.
Në trajnimin për grimerë, vullnetarët patën mundësinë që të njihen dhe të fitojnë njohuri dhe shkathtësi teorike dhe praktike lidhur me prezantimet reale të lëndimeve, plagëve dhe kushteve të ndryshme mjekësore. Vullnetarët që kanë marrë pjesë në trajnim do të kenë mundësi që t’i përdorin aftësitë që i kanë fituar në këtë trajnim për t’i ndihmuar shoqëritë e tyre kombëtare dhe Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit në organizimin e evenimenteve të ndryshme, garave për ndihmën e parë, etj në mënyrë që të kapin figurën reale të skenarit imagjinar që ata do të duhet të përgatisin. Ata do të duhet të pikturojnë / të bëjnë grim mbi kukullat që u jipen në dispozicion, plagë të ndryshme në dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në suksesin dhe arritjet e të njejtave.
Nëpërmjet realizimit të këtyre trajnimeve, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të shoqatave kombëtare në fushën e dhënies së ndihmës së parë, si dhe për përmirësimin e organizimit dhe realizimit të ushtrimeve të ndryshme simuluese, evenimenteve të ndryshme, si dhe gara konkuruese për dhënien e ndihmës së parë.