2 Korrik, 2022

U mbajt seanca konstituive – zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më 30 qershor 2022, në hotelin “Marriott” në Shkup është mbajtur seanca konstituive – zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin 2022-2026.

Pas zbatimit të procesit zgjedhor në organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, në nivel kombëtar është bërë procesi i përzgjedhjes së strukturës së re drejtuese në përputhje me Statutin e organizatës dhe Rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve dhe verifikimin e procesit zgjedhor.

Në seancë kryetar i Kryqit të Kuq të RMV u zgjodh prof. d-r Romell Velev, pastaj nënkryetarët e organizatës Dr. Liljana Ristevska dhe Dr. Nuhi Jusufi, si dhe anëtarë të Bordit Drejtues dhe Komisionit Financiar të Kryqit të Kuq të RMV-së, të cilët do ta menaxhojnë organizatën në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

< kthehu mbrapa