30 Tetor, 2023
U mbajtën tribuna për shëndetin mendor
Gjatë muajit tetor 2023, në të gjitha OKKK/ KKQSH të KKRMV u mbajtën 32 tribuna me rastin e përkujtimit të 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Për herë të parë, Kryqi i Kuq i RMV iu bashkua shënimit. Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale inkurajoi të gjitha organizatat komunale dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit që të organizojnë një forum me temë: “Rëndësia e shëndetit mendor në komunitet”.
Qëllimi kryesor i tribunave është ndërgjegjësimi i komunitetit për rëndësinë e shëndetit mendor, ku theksohet kujdesi për veten dhe të tjerët.
Tribunat mbuluan mbi 1000 persona nga komuniteti.