U realizua kursi për ligjerues dhe demonstrues për ndihmë të parë për kandidatët për shoferë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27-28 Mars 2021 mbajti kursin e tretë për vitin 2021 për demonstruesit dhe ligjëruesit për kurset e ndihmës së parë për kandidatët për shoferë të automjeteve motorike.
Trajnimi u zhvillua në mjediset e DHO Dare Xhambaz – Shkup, në kushte të kontrolluara rreptësisht në përputhje me protokollin për kryerjen e trajnimeve dhe kurseve të përshkruara nga Qeveria e RMV. Të gjithë të pranishmit u pajisën me maska mbrojtëse dhe pastrues dore dhe para fillimit të trajnimit u mat temperatura e trupit të të pranishmëve dhe një plotësim i detyrueshëm i një formulari të anketës epidemiologjike.
Trajnimi u ndoq nga gjithsej 24 kandidatë nga 9 Organizata komunale të Kryqit të Kuq (OKK Kriva Pallankë, OKKK Negotino, OKKK Shtip, OKKK Sveti Nikollë, OKKK Dibër, OKKK Kërçovë, OKKK Tetovë, OKKK Gostivar dhe OKKK Manastir) dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit nga të cilët 15 kandidatë për ligjërues dhe 9 kandidatë për demonstrues.
Me këto trajnime, Kryqi i Kuq i RMV synon të krijojë një staf të ri të ligjeruesve dhe demonstruesve cilësorë të cilët do të transferojnë si duhet dhe në mënyrë të përshtatshme njohuritë e tyre në fushën e ndihmës së parë tek kandidatët për shoferë të automjeteve motorike.