16 Qershor, 2020

U zbatua trajnim për trajnuesit e NPP

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13.06.2020 dhe më 14.06.2020 zbatoi 2 trajnime online për trajnuesit për ndihmë të parë psikologjike. Këto trajnime përkrahen nga projekti me USAID, dhe janë pjesë e gjithsej 9 trajnimeve të parapara për ndihmë të parë psikologjike (NPP), përkrahja psikosociale (PPS) dhe linjat telefonike për NPP dhe PPS, dedikuar për vullnetarët dhe të punësuarit në KKRMV. Trajnimet ishin në kohëzgjatje deri në 6 orë dhe morën pjesë 22 vullnetarë dhe të punësuar nga 17 OKKK.

Trajnimet u zbatuan nga ana e trajnuesve të licencuar Despina Stojanovska dhe Ivana Marinçek, nëpërmjet platformës ZOOM dhe u përdor prezantim ku u prezantuan postulatet elementare të ofrimit të ndihmës së parë psikologjike, duke kyçur trajnime interaktive me diskutime dhe sqarime të prapavijës teorike.

Në pjesën e dytë të trajnimitpjesëmarrësit patën mundësi të futen në rolin e trajnuesit dhe në këtë mënyrë në mënyrë prakike tra ushtrojnë trajnimin që pritet ta multiplikojnë më tej në OKKK t veta.

Trajnimet për ndihmë të parë psikologjike (NPP), përkrahja psikologjike (PPS) dhe linjat telefonike për NPP dhe PPS janë zbatuar me qëllim rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e ndihmës psikologjike dhe përkrahjen e vullnetarëve dhe të punësuarve të vet dhe gjithashtu edhe të popullatës së përgjithshme.

< kthehu mbrapa