“Ushqimi sipas grupeve të gjakut dhe mënyra e shëndetshme e jetës!
Në kuadër të Programit për organizimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë organizoi një seminar për dhurimin e gjakut me temën: “Ushqimi sipas grupeve të gjakut dhe mënyra e shëndetshme e jetës”. Seminari u zhvillua në periudhën 27-30 qershor të vitit 2019 në Hotelin “Solferino” në Strugë, ku morën pjesë 32 persona.
Ushqimi ishte sipas menyve dhe recetave të përgatitura prej më parë, i ndryshëm për të gjitha grupet e gjakut, i shërbyer në tryeza të veçanta suedeze, në përputhje me literaturën botërore, ushqimin makro-biotik, i përshtatur ndaj sezonit të verës dhe produkteve në formën e perimeve dhe frutave që janë të pranishme në zonën e Strugës.
Në fillim të seminarit pjesëmarrësit patën mundësinë të plotësojnë një test të vlerësimit të njohurive të tyre në lidhje me këtë problematikë dhe temat. Të gjithë pjesëmarrësit e seminarit patën mundësinë të përfshihen në matjen bioimpendante të treguesve strukturor, funksional dhe metabolik duke përdorur një aparaturë të përshtatshme mjekësore, matjen e sheqerit në gjak dhe të parametrave të përgjithshme të peshës dhe gjatësisë trupore.
Nga ana e organizatorit ishin përgatitur dhe siguruar materiale në formën e doracakëve sipas grupeve të gjakut, posterë dhe flaerë të ushqimit sipas grupeve të gjakut, kanotiere sipas grupeve të gjakut dhe suplimenti “Vital” për çdo grup të gjakut.
I gjithë seminari është xhiruar nga ana e Radio-Televizionit të Maqedonisë dhe ai do të emetohet si një film dokumentar.