7 Mars, 2018

Ushtrim, KODRA E DIELLIT 2018

Në periudhën 2-4 mars në Kodrën e Diellit u mbajt një ushtrim për shpëtimin në pyll, njohjen me bazat e teknikës së lëvizjes në kushte dimërore, taktikën e kërkimit dhe shpëtimit të personave të rrezikuar nga ortekët, procedurat gjatë përdorimit të ekipeve të reagimit të shpejtë ofrimi i ndihmës së parë mjekësore, kujdesi për të lënduarit dhe riparimi i pasojave.

Pjesëmarrës në ushtrimin ishin ekipet e shpëtimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, pjesëtarë të Federatës së sporteve të alpinizmit të RM-së dhe shoqata të tjera alpiniste.

Ekipi i shpëtimit në pyll i Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit mori pjesë me 4 persona të cilët morën pjesë në vetë ushtrimin dhe një ekip ishte e obliguar për të prezantuar Ndihmën e parë gjatë kohës së kushteve dimërore.

 

< kthehu mbrapa