14 Nëntor, 2018

Ushtrime simulimi në territorin e Komunës Qendër, Komunës Gjorçe Petrov, Komunës Kisella Vodë, Komunës Çair, Komunës Gazi Babë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, mbështetur financiarisht nga UNICEF-i, në nëntor të vitit 2017, filloi realizimin e projektit qëllimi i të cilit është përgatitja e stafit arsimor për të vepruar në kushte të katastrofave natyrore me qëllim të uljes së rreziqeve me të cilat mund të përballen çerdhet dhe shkollat fillore në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup.

Në kuadër të fazës përfundimtare të projektit, janë duke u përgatitur dhe janë në fazën e realizimit ushtrime të simulimit për evakuimin e personelit dhe fëmijëve në çerdhet dhe shkollat fillore përmes së cilave do t’i kontrollojmë njohuritë e marra gjatë trajnimeve të zbatuara për mbrojtje dhe vetëmbrojtje, dhe njëherësh praktikisht do të kontrollojmë sinjalizimin e panikut dhe përdorimin e funksionimin e tyre.

Në territorin e qytetit të Shkupit, në periudhën nga 14.11 deri në 16.11.2018 do të mbahen këto ushtrime në Çerdhen “RJ Korçagin” – Objekti “Pinokio” (Komuna Qendër), Çerdhja “Veseli Cvetovi” – Objekti “Sinoliçka” (Komuna Kisella Vodë), Çerdhja “Rosica” – Objekti “Detelinka” (Komuna Gjorçe Petrov), Çerdhja “25 Maji” – Objekti “Dielli” (Komuna Gazi Babë), Çerdhja “Borëbardha” – Objekti “Xhuxhët” (Komuna Çair).

Gjatë kohës së ushtrimeve të simulimit, personeli i çerdheve në koordinim me ekipet e instruktorëve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe ekipet e ndihmës së parë të Organizatave komunale të Kryqit të kuq (Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Kisella Vodë) do të zbatojnë procedurën e mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes në rast të katastrofave, evakuimin si dhe ofrimin e ndihmës së parë.

< kthehu mbrapa