27 Nëntor, 2018

Ushtrime të simulimit për evakuimin e çerdheve në Shkup dhe Gjevgjeli

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, mbështetur financiarisht nga UNICEF-i, në nëntor të vitit 2017, filloi realizimin e një projekti qëllimi i të cilit është përgatitja e stafit arsimor për të vepruar në kushte të katastrofave natyrore me qëllim të uljes së rreziqeve me të cilat mund të përballen çerdhet dhe shkollat fillore në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup.

Në kuadër të fazës përfundimtare të këtij projekti, janë duke u përgatitur dhe janë në fazën e realizimit ushtrimet e simulimit për evakuimin e personelit dhe fëmijëve të çerdheve dhe shkollave fillore përmes së cilave do të kontrollojmë njohuritë e marra gjatë kohës së zbatimit të trajnimeve për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen, dhe njëherësh praktikisht do të kontrollojnë sinjalizimin e panikut dhe përdorimin dhe funksionimin e tij.

Në territorin e qytetit të Shkupit, u mbajtën këto ushtrime të simulimit: Çerdhja “RJ Korçagin” – Objekti “Pinokio” (Komuna Qendër), Çerdhja “Veseli Cvetovi” – Objekti “Sinoliçka” (Komuna Kisella Vodë), Çerdhja “Rosica” – Objekti “Detelinka” (Komuna Gjorçe Petrov), Çerdhja “25 Maji” – Objekti “Dielli” (Komuna Gazi Babë), Çerdhja “Borëbardha” – Objekti “Xhuxhët” (Komuna Çair).

Në territorin e Gjevgjelisë, u mbajtën ushtrimet e simulimit në vijim: Çerdhja “Detska Radost”.

Gjatë kohës së ushtrimeve të simulimit, personeli i çerdheve në koordinim me ekipet e instruktorëve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe ekipet e ndihmës së parë të organizatave komunale të Kryqit të kuq (Qendër, Karposh, Çair, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Gjevgjeli) zbatuan procedurën për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave, evakuimin si dhe ofrimin e ndihmës së parë përmes lojës.

< kthehu mbrapa