Vizitë e delegacionit të Gjysmëhënës së kuqeTurke
Më 16 maj të vitit 2019, Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë e vizitoi një delegacion i Gjysmëhënës së kuqe Turke. Qëllimi i vizitës bazohej në bashkëpunimin e deritashëm midis dy Shoqatave nacionale, respektivisht në gatishmërinë e Gjysmëhënës së kuqe Turke për të siguruar ndihmë humanitare për kategorinë e personave të cenueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i furnizimeve i Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë, Adil Sezengyz, gjatë vizitës theksoi se do të blejnë rreth 250 pako ushqimore dhe ato do t’u jepen fëmijëve pa kujdes prindëror dhe nënave kujdestare. Gjithashtu, Ambasada e Turqisë në RMV me mbështetjen tonë me rastin e muajit të agjërimit, Ramazanit, do të organizojë një darkë (iftar) në të cilën do të ftohen marrësit e ndihmave humanitare.
KKRM-ja shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritashëm dhe angazhimin vetëmohues të Gjysmëhënës së kuqe Turke për sigurimin e tyre të ndihmës humanitare për personat e rrezikuar në aspektin social.