11 Prill, 2022

Vizitë e Delegacionit të Kryqit të Kuq të Republikës së Austrisë

Në bazë të partneritetit strategjik ndërmjet Kryqit të Kuq të Republikës së Austrisë dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Austrisë ka realizuar një vizitë zyrtare në periudhën prej 05 deri më 06.04.2022.

Përfaqësuesit e Delegacionit austriak u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r Sait Saiti për të diskutuar temat për zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve ekzistuese dhe të reja të Shoqatës Kombëtare, si dhe qëllimet dhe pritjet e ardhshme si pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm midis dy Shoqatave Kombëtare.

Përveç takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të KKRMV-së, përfaqësuesit e delegacionit austriak takuan bashkëpunëtorët ekspert në Zyrën Qendrore, me çka u dha mundësia të njihen me rezultatet e arritura deri më tani.

Përfaqësuesit patën mundësinë të vizitojnë Qendrën e Trajnimeve në Kryqin e Kuq – Solferino në Strugë, Qendrën e re për përkujdesje – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, Kontakt Qendra për shërbime sociale të planifikuara rishtazi Butoni emergjent dhe transporti i përdoruesve, si dhe Qendra Operative për Reagim ndaj Fatkeqësive pranë KKRMV-së

< kthehu mbrapa