8 Nëntor, 2022
Vizitë në Kryqin e Kuq Shqiptar
Më 03.11.2022, Kryqi i Kuq i RMV, e vizitoi Kryqin e Kuq Shqiptar, me synim vendosjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë në ujë.
Në takim u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e sigurisë në ujë, ndërmjet dy shoqatave kombëtare, organizimi i kurseve për shpëtimtarët e ujit për nevojat e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe asistenca në zhvillimin e shërbimi të shpëtimit në ujë, në kuadër të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Kryqi i Kuq i RMV, do të përgatisë një program të aktiviteteve për vitin 2022/2023, sipas së cilit do të zbatohen aktivitetet. Takimi i radhës është planifikuar në dhjetor të vitit 2022 në Pogradec-Republika e Shqipërisë.