15 Maj, 2018

VIZITË STUDIMORE NË BEOGRAD, NOVI SAD DHE ZRENJANIN

Në periudhën nga 11-13 maj 2018 një delegacion i Kryqit të kuq të RM-së i udhëhequr nga Presidenti Dr. Romel Velev dhe Sekretari i Përgjithshëm Dr. Sait Saiti bëri një vizitë pune në Kryqin e kuq të Serbisë. Delegacioni i cili përbëhej edhe nga përfaqësues të Bordit Drejtues të Shoqatës Nacionale, vizitoi zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Serbisë në Beograd, ku u prit nga Sekretarja e Përgjithshëme e Kryqit të kuq të Serbisë znj.Vesna Milenovikj. Gjatë bisedimeve të tyre, dy shoqatat nacionale shkëmbyen ide dhe përvoja nga puna e tyre.

Delegacioni gjithashtu vizitoi organizatën e qytetit të Kryqit të kuq Novi Sad ku u prit nga Sekretari Dragan Laziç dhe në Kryqin e kuq Zrenjanin nga Sekretarja Znj. Aleksandra Tanasijeviç.

Ata shpalosën punën e Kryqit të kuq të Novi Sadit, i cili është një nga organizatat më të mira dhe më të suksesshme në kuadër të Kryqit të kuq të Serbisë. Vizita u realizua për të thelluar partneritetin, bashkëpunimin, për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të ndarë përvojat në lidhje me sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen dy shoqatat nacionale.

< kthehu mbrapa