29 Maj, 2024

Vlerësim i realizuar me sukses i kapaciteteve organizative në Organizatën komunale Negotinë

Në periudhën 22-23 maj 2024, në Organizatën Komunale të Negotinës është realizuar Vlerësimi i Kapaciteteve Organizative (VKOO). Një ekip i përzier i përbërë nga punonjës, anëtarë të strukturës drejtuese dhe vullnetarë të organizatës, me ndihmën e tre facilitatorëve të trajnuar, kaluan përmes një grupi mjetesh duke përfshirë një matricë me tregues të përcaktuar, studime rasti për zhvillimin e OKKK, lojë VKOO për zhvillimin e një organizate komunale dhe të tjera shtesë që kanë përgatitur një qasje të përshtatshme për këtë organizatë komunale me të gjitha karakteristikat dhe specifikat e saj. Me ndihmën e këtij instrumenti të zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, OKKK Negotinë në mënyrë të strukturuar e vetëvlerësuar në 34 fusha organizative të veprimit, njohi nivelin në të cilin ndodhet në kontekstin e këtyre fushave, përcaktoi prioritetet zhvillimore për vitin e ardhshëm dhe përgatiti një plan me aktivitetet zhvillimore të Organizatës Komunale për 12 muajt e ardhshëm.

< kthehu mbrapa